15 Janar 2025

Veseli takoi në Budapest drejtuesit e partisë FIDESZ

Budapest, 8 maj - Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Z. Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Hungari, sot në Budapest ka takuar Z. Mihaly Balla, drejtues i komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare në Kuvendin e Hungarisë dhe Z. Gábor Dobos, sekretarin e partisë FIDESZ, parti e qendrës së djathtë, përgjegjës për marrëdhënie ndërkombëtare në këtë parti.

Veseli, në këto dy takime, ka biseduar rreth bashkëpunimit ndërpartiak PDK-FIDESZ, përkrahjen e PDK-së për anëtarësim në Partitë Popullore të Evropës, thellimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Hungarisë, bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor në rrugën e përbashkët evropiane, stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies.


Kadri Veseli takoi ambasadorin portugez në Budapest, Z. Mendes


Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Z. Kadri Veseli, në Budapest ka takuar Ambasadorin e Portugalisë në Hungari, po ashtu Ambasador jorezident për Republikën e Kosovës, Z. Antonio Augusto Jorge Mendes.

Gjatë këtij takimi, Z. Veseli dhe Ambasadori Mendes biseduan rreth çështjeve aktuale rajonale si dhe thellimit të bashkëpunimit Portugali-Kosovë, në fushat me interes të përbashkët.

Z. Veseli falënderoi ambasadorin Mendes për njohjen e pavarësisë së Kosovës,  përkrahjen e vazhdueshme të Portugalisë në forcimin e stabilitetit në rajon dhe rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)