Veseli takohet me kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë

Nju Jork, 28 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili, në Konferencën e Lidershipit Global, të organizuar nga NDI në Filadelfia.
Kisha kënaqësinë ta takoja kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili, në Konferencën e Lidershipit Global, të organizuar nga NDI në Filadelfia. Ndonëse Gjeorgjia nuk e ka njohur ende Shpalljen e pavarësisë së Kosovës, megjithatë, biseduam për mundësinë e bashkëpunimit të dy vendeve tona, ka shkruar Veseli në Facebook.