11 Janar 2025

Veseli e informoi kreun e parlamentit belg për zhvillimet në Kosovë

Prishtinë, 18 shkurt - Në vazhdën e takimeve me drejtues të lartë të Parlamentit Evropian dhe të shtetit belg, në Bruksel, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Belgjikës, Siegfried Bracke.

Gjatë këtij takimi të ngrohtë e miqësor, presidenti i Parlamentit belg shprehu dëshirën për thellimin e bashkëpunimit midis dy parlamenteve, intensifikimin e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe njëkohësisht, shprehu gatishmërinë për mbështetjen e Kosovës në proceset e saj zhvillimore dhe integruese.

Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit të Kosovës e informoi kryeparlamentarin belg për zhvillimet në Kosovë dhe në Kuvendin e saj në veçanti, me fokus në agjendën evropiane si prioritet nacional. Bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi ndërparlamentar të marrë dinamikën e duhur, në veçanti paraqet interes për Kuvendin e Kosovës që angazhohet maksimalisht në procesin euro-integrues.

Më pas, kryeparlamentari Veseli është pritur në një takim të veçantë edhe nga presidenti i social-demokrateve në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella.

Z. Pittella ripotencoi faktin se grupi i tyre e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetur rezolutat për Kosovën. Ai shprehu gatishmërinë dhe interesimin për të forcuar bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli, ndërkaq, e falënderoi kreun e social-demokratëve evropianë për përkrahjen e vazhdueshme që ky grup po i jep shtetit të Kosovës dhe perspektivës evropiane të saj. Gjatë takimit, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, nënshkruan peticionin për rritjen e fondeve në përkrahje të të rinjve në zonat e konfliktit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)