Veriu ndikon në përfundimin e mbikëqyrjes
Vjenë, 25 janar - Njëzetë e pesë shtetet që mbikëqyrin pavarësinë e Kosovës janë të gatshme që ta përfundojnë këtë mbikëqyrje.
Por, drejtorëve politikë për Ballkanin, gjatë takimit të tyre në Vjenë, nuk u ka mjaftuar vetëm vullneti për ta përmbyllur punën e tyre me Kosovën.
Shkaku është veriu i Kosovës. Plani i presidentit Ahtisaari, zbatimi i të cilit e ka mbajtur pavarësinë të kushtëzuar dhe të mbikëqyrur nga 25 shtete, nuk është zbatuar në pjesën e dominuar me shumë serbe në veri.
Si rezultat i kësaj, mbikëqyrja nuk përfundon pa u zbatuar Pakoja.
Grupi Ndërkombëtar Drejtues, që përbëhet këto 25 shtete, ka shprehur vullnetin që ta përmbyllë mbikëqyrjen brenda vitit 2012, nëse brenda kësaj periudhe ka progres në veri dhe miratohen edhe disa ligje, të cilat i kërkon Pakoja e Ahtisaarit.