Veriu do të komunikojë me Prishtinën
Beograd, 8 dhjetor- Politikani serb, Oliver Ivanoviq ka thënë se komunat serbe do të komunikojnë zyrtarisht me Qeverinë e Kosovës. Sipas tij, Asociacioni do të marrë vendime politike të obligueshme për komunat me shumicë serbe, por sdo të ketë fuqi ti ndryshojë Ligjet e Kosovës.
Ivanoviq ka thënë e pas zgjedhjeve lokale dhe krijimit të strukturave legjitime komunale veriu do të komunikojë zyrtarisht me Qeverinë e Kosovës. Ai ka thënë se për këtë katër komunat në veri dhe komunat tjera në qendër i obligon marrëveshja e arritur në Bruksel më 19 prill në mes të kryeministrave Ivica Daçiq e Hashim Thaçi.
Zyrtarisht komunat do të kenë një komunikim edhe me Qeverinë e Kosovës, sepse është një marrëveshje e cila i obligon një gjë të tillë, ka thënë për lajmi.net Ivanoviq.
Ai ka thënë se komunat serbe do të kenë bashkëpunim edhe me Serbinë, pasi që Qeveria serbe ka të drejtë që ti financojë dhe përkrahë ato.Qeveria e Serbisë me Marrëveshjen e Brukselit ka marrë përsipër që të mos i financojë këto komuna në mënyrë direkte, por kjo nuk do të thotë se Beogradi zyrtar do të ndalojë së ndihmuari ato, ka thënë ai.
Ish-sekretari i Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se, pjesëmarrja në zgjedhje me Ligjet e Kosovës nuk do të thotë edhe njohje e pavarësisë së Kosovës nga drejtuesit e komunave me shumicë serbe.
Kryetarët e komunave me shumicë serbe, nuk e njohin pavarësinë edhe pse kanë marrë pjesë në zgjedhje. Këtë duhet ta kuptojmë vetëm si një pozicion politik i cili nuk ndryshon, ka thënë Ivanoviq.