Venizelos me makinë drejt Shkupit, për shkak të Aleksandrit të Madh
Athinë, 13 shkurt - Shefi i diplomacisë greke, Evangelos Venizelos gjatë vizitës së tij të paralajmëruar në Shkup do të udhëtojë me makinën zyrtare, për t`iu shmangur aeroportit Aleksandri i Madh, emërtimi që iriton grekët, për shkak të pretendimeve të tyre për vjedhjen e historisë dhe personaliteteve historike nga ana e Shkupit.
Kjo bëhet e ditur nga 24 Vesti, duke shtuar se Venizelos në kuadër të turneut ballkanik, si kryesues me BE-në, nga Prishtina do të udhëtojë drejt Shkupit me makinë zyrtare. Sipas burimeve të medias, arsyet e ndryshimit të marshutës është se Venizelos nuk dëshiron të zbarkojë me avionin zyrtar në Aeroportin Aleksandri i Madh në Shkup, për shkak se kjo mund të nxis reagime negative në Greqi.