Vendimi për akuzat ndaj Strauss-Kahnit merret sot

Paris, 28 nëntor - Një gjykatë franceze vendos sot nëse do të rrëzojë rastin e njohur si Carlton kundër Dominique Strauss-Kahn.
Ish shefi i FMN-së, akuzohet se ka marrë pjesë në një rrjet të dyshuar prostitucioni që ka vepruar nga hoteli luksoz Carlton, në qytetin verior francez Lille.
Ekonomisti ka pranuar se ka marrë pjesë në tubimet e shthurura, por mohon ta ketë ditur se disa nga gratë e pranishme janë paguar për këtë.
Në muajin maj të vitit 2011, prokurorët e Nju Jorkut kanë hedhur poshtë akuzat për sulm seksual, që një shërbyese hoteli në Nju Jork, kishte ngritur kundër Strauss-Kahn-it.