22 Dhjetor 2024

Vendimi i GJND-së brenda 22 korrikut

Hagë, 14 korrik -  Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta japë opinionin e saj rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës mes  dates 22  korrik. Kështu deklaroi  Tibor Varadii cili ka drejtuar ekipin ligjor të qeverisë së Serbisë në këtë Gjykatë.
Për mediat serbe Varadi ka theksuar se pyetja që i është shtruar Gjykatës për mendimin e tij është shumë direkte dhe e tillë duhet të jetë dhe përgjigjia.

“Nëse konkluzioni  do të jetë se pavarësia është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, kjo do të nxiste debatin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara “- vlerëson Tibor Varadi, profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe ish- shef i ekipit juridik të Serbisë.

Në atë rast se Serbia mund të llogarisë mbështetjen e konsiderueshme në parlamentin botëror.

Edhe përkundër faktit që pret qëndrim të qartë të gjykatës, Varadi e konsideron shumë të sigurt se disa gjyqtarë lidhur me çështjen e Kosovës do të japin mendimin e veçuar. Megjithatë thekson ai, vendimi këshillëdhënës merret me shumicën e votave të gjyqtarëve dhe si i tillë do të jetë zyrtar, jo obligues por me peshë politike.

Asambleja e Përgjithshme është ajo që ka kërkuar zyrtarisht mendimin e Gjykatës, por ajo nuk është e detyruar të caktojë debat kur gjykata ta shpallë vendimin

Sipas deklaratave të zyrtarëve të Beogradit inicuese e debatit do të jetë Serbia e cila do të mundohet që edhe njëherë të sigurojë shumicën në parlamentin botëror në mënyrë që të jepet drita jeshile për vazhdimin negociatave mbi statusin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)