23 Dhjetor 2024

Vekariq: Serbia nuk do ta akuzoj Thaçin

Beograd, 18 dhjetor - Serbia nuk do ta akuzoj kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me akuzat kundër tij të paraqitura nga raportin e Dik Martit.

“Nëse dikush nuk është i arritshëm për policinë tonë dhe autoritetet gjyqësore, nuk është e përshtatshme t’i fillojmë proceset e tilla, sepse duken shumë më tepër si procese politike”, i tha gazetës beogradase Blic, zëvendës prokurori i Serbisë, Bruno Vekariq.

Mëtutje ai theksoi se “meqë ne nuk dëshirojmë të jemi të involvuar në sferën politike, roli ynë më i rëndësishëm është ta ndihmojmë EULEKS-in dhe Prokurorinë në Shqipëri, në zhvillimin e hetimeve”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)