Vekariq: Salustro nuk punon për prokurorinë serbe
Beograd, 10 prill - Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariq e ka demantuar sot lajmin se ish kryeprokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro është punësuar si këshilltar në prokurorinë serbe.
Lajmi se Salustro po punon në prokurorine serbe pas shërbimit që kishte në Kosovë ka irrituar zyrtarët kosovar.
Zëvendësprokurori serb Vekariq është shprehur për \"Beta\" se Salustro nuk punon, e as nuk ka punuar ndonjëherë në Prokurorinë për krime lufte.