Vekariç kërcënon: Do ketë arrestime të tjera të shqiptarëve
Beograd, 18 prill - Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariç, ka thënë se qytetarët e Kosovës, të dyshuar për krime lufte, duhet të jenë të kujdesshëm, sepse i pret arrestimi sipas urdhër-arresteve sekrete të Serbisë.
\"Ne kemi ende të dyshuar për krime lufte, ka thënë Vekariç për REL në gjuhën serbe, duke refuzuar të përgjigjet se cili është numri i personave të tillë.
Për akuzat për krime lufte kundër Mark Koshnjetit, ai thotë se ato janë të bazuara dhe se shumë shpejtë do të vërtetohen nga dëshmitarët.
\"Do të vijnë shumë dëshmitarë, që do të bëjnë identifikimin. Kjo do të bëhet nesër, pra atëherë do të keni informacione të reja, ka thënë Vekariç.