Vdes Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez
Caracas, 6 mars - Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez ka vdekur lajmi është bërë i ditur nga Zv/presidenti Nicolas Maduaro.
BBC bën me dije se Chavez nuk ishte shfaqur në publik që muajin e kaluar, kur ai u kthye në Venezuelë pas trajtimit të kancerit në Kubë.
Maduro e bëri njoftimin të martën në mbrëmje, rrethuar nga liderët kryesorë venezueliane politike dhe ushtarake.
Më herët drejtuesit e lartë politikë dhe ushtarakë venezuelianë u mblidhen pas njoftimit për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të presidentit, Hugo Chavez, i shtruar në spital për kancer, njoftoi televizioni zyrtar.
Nicolas Maduro, tepër i emocionuar, bëri të ditur lajmin mbasditen e së martës, ditë gjatë së cilës Venezuela largoi edhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, për shkak se akuzojnë SHBA-të për ndërhyrje në shkatërrimin e politikës së vendit të tyre.
Një ditë më parë u bë e ditur se presidenti i Venezuelës vuante nga një infeksion i ri i rëndë në rrugët respiratore, teksa gjatë ditës së sotme, ai ishte futur në orët më të vështira të betejës kundër sëmundjes së tij.
Zëvendëspresidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, kryesoi një mbledhje urgjente te qeverisë dhe ushtrisë, ndërsa raportet për gjendjen delikate shëndetësore të presidentit Chavez ishin duke u shtuar ora-orës, gjatë ditës së sotme.
Chavez rrezikoi jetën në dhjetor, kur pas operacionit të katërt për heqjen e një tumori, vuajti nga një infeksion, duke rënë në koma për disa ditë.
Megjithatë, gjendja e vërtetë shëndetësore e Chavezit u mbajt një sekret shtetëror në Venezuelë, deri në momentin e fundit të jetës.
Gjatë fjalimit me ministrat, Maduro hodhi hije dyshimi se sëmundja e Chavezit mund të jetë e shkaktuar. Sipas Agjensisë Italiane të Lajmeve ANSA, duket se ai ka thënë se ndaj Chavez është përdorur i njëjti skenar për ta eliminuar si në rastin e ish-liderit të Autoritetit Palestinez, Yasser Arafat.
Sipas Maduros, ekziston një plan për të destabilizuar Venezuelën nëpërmjet eliminimit të Chavez dhe për këtë, ai kërkoi ngritjen e një komisioni hetimi të përbërë prej shkencëtarëve vendas që do të vërtetojnë nëse Chavez mund të jetë helmuar apo jo.