18 Maj 2024

Vdes Leka Zogu I

Tiranë, 30 nëntor - Shuhet Leka Zogu i Parë. Pretendenti i fronit mbretëror ndërroi jetë sot në moshën 72-vjeçare në spital ku qëndroi i shtruar prej disa ditësh në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë.

Leka Zogu i lindi në 5 Prill të vitit 1939 në Tiranë. Është djali i Ahmet Zogut, i shpallur Mbret i Shqipërisë në ato vite. I ardhur prej dy ditësh ne jetë në prill të 1939 familja mbreterore nis një jetë të re në mërgim.

Ai shkeli për herë të parë në Tiranë në nëntor të 1993, me një vizitë të papritur kur u ul në aeroportin e Rinasit me një avion privat. Pretendenti i Fronit bëri një përpjekje të parë për të ringjallur dhe ushqyer idenë e monarkisë në ato vite.

Ai u rikthye përfundimisht, së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri pas 5 vjetësh në qershor të vitit 2002.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)