07 Maj 2024

Vdes diktatori i Libisë Muammar Gaddafi

Tripoli, 20 tetor - Trupat e Këshilli Kombëtar të Tranzicionit në Libi kanë mundur të arrestojnë liderin e Libisë Muammar Gaddafi. Lajmi raportohet nga mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen burimeve pranë KKT-së.

Sipas këtyre burimeve, Gaddafi është kapur pasi është plagosur në të dyja këmbët. Ai është kapur. Ai është i plagosur në kokë dhe në të dyja këmbët dhe është marrë nga një ambulancë”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters” anëtari i KKT-së, Abdel Majid.

Sipas këtij burimi, pati një shkëmbim të ashpër zjarri mes rebelëve dhe grupit mbrojtës të kolonelit para se ky të kapej, në vendlindjen e tij, Sirte. Ndërsa një ushtar që thotë se e kapi personalisht liderin e rrëzuar ka deklaruar për BBC se në momentin e arrestimit Gaddafi bërtiti: “Mos qëlloni”.

Sipas burimeve, koloneli, i cili nuk u largua asnjëherë nga vendi, është plagosur në këmbë. Ndërkohë televizioni shtetëror i Libisë njoftoi se koloneli po tentonte te largohej drejt Misurata-s, por nuk arriti qëllimin.

Rrjeti prestigjioz mediatik CNN, të cilit i referohen në minutat e fundit disa media ndërkombëtare bën më dije se forcat rebele kanë kapur më në fund diktatorin libian, Muamar Gaddafi.

Vetë CNN i referohet Këshillin Kombëtar Tranzitor, pasi ky i fundit konfirmon se forcat kanë hyrë në qytetin e Sirtes, simbol i rezistencës së forcave pro \"kolonelit\", duke bërë që të bjerë edhe bastioni i fundit i diktatorit.

Edhe mediat italiane e ato arabe raportojnë se ai ka vdekur për shkak të plagëve të rënda. Raportohet gjithashtu se edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, në Tripoli dhe qytete të tjera kanë filluar festimet, me shumë drejtues automjetesh që u bien borive të tyre.

Gadafi

Gaddafi, i cili ka qeverisur Libinë prej vitit 1969, u rrëzua nga pushteti pas protestave që nisën në vend në muajin shkurt.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kërkoi arrestimin e tij, nën akuzën për krime kundër njerëzimit, të kryer ndaj popullsisë libiane.


Gaddafi, i cili ka qeverisur Libinë prej vitit 1969, u rrëzua nga pushteti pas protestave që nisën në vend në muajin shkurt.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kërkoi arrestimin e tij, nën akuzën për krime kundër njerëzimit, të kryer ndaj popullsisë libiane.

Edhe pse lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht, raportohet se në mbarë Libinë kanë nisur festimet për lajmin e kapjes se ish-kolonelit.

Agjencia Franceze e Lajmeve duke cituar zyrtarin e Këshillit, Mohamed Leith, njofton se kolonel Gaddafi është plagosur rëndë, por është ende gjallë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)