Vdes bashkëthemeluese i Apple, Steve Jobs
New York, 6 tetor - Bashkëthemeluesi i kompanisë Apple dhe shefi i saj ekzekutiv, Steve Jobs vdiq në moshën 56 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e pakreasit që nga viti 2003 dhe një transplantimi të mëlçisë në vitin 2009.
Kompania e teknologjisë kompjuterike bëri njoftimin dje vonë, duke thënë se ajo humbi vizionarin dhe gjeniun e saj krijues, ndërsa bota humbi një njeri të mrekullueshëm.
Në njoftimin e Apple thuhet se ne që kemi patur fatin emadh ta njihnimi dhe të punonim me Stivin kemi humbur një mik të shtrenjtë dhe një instruktor frymëzues.
Në njoftimin e kompanisë thuhet gjithashtu se shpirti i tij do të jetë përgjithmonë në themelet e Apple-s.
Presidenti Barak Obama shprehu ngushëllimet në një deklaratë me shkrim, duke thënë se Xhobs ishte mes novatorëve më të mëdhenj amerikanë
Obama tha se Jobs ripërkufizoi të gjitha industritë, e bëri Internetin jo vetëm të përdorshëm, por edhe të kapshëm dhe argëtues dhe arriti atë që ai e përshktoi si perspektivë të rrallë historike të ndryshimit në vështrimin tonë të botës.
Jobs dha dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv të gjigandit të tekonologjisë në muajin gusht.
Ai u lind më 24 shkrut 1955 dhe u rrit në Kaliforni, në atë zonë që u bë e njohur si Lugina Silikon, qendër industrisë amerikane të teknologjisë. Ai nuk mbaroi studimet universitare.
Në vitin 1974, Xhobs la punën që kishte si teknik i në një kompani lodrash video dhe shkoi në Indi për të gjetur iluminizmin shpirtëror.
Kur u kthye sëa ndejmi, ai dhe shoku i tij, Stiv Voznjak filluan të punon në garaxhdin e shtëpisë së Xhobsit për kompjuterin e parë Apple.
Vdekja e Steve Jobs vjen një ditë pasi kompani njoftoi për iPhone-in e shumëpritur, i aftë për tiu përgjegjur komandave zanore.