Vazhdon takimi i ministrave të jashtëm të G8-ës
Washington, 13 prill - Ministrat e jashtëm të 8 vendeve më të industrializuara të botës po takohen për të dytën ditë në Washington për diskutime që përfshijnë dhunën në Siri, bisedime bërthamore me Iranin dhe planet koreano-veriore për hedhjen e një rakete.
Dy ditët e bisedimeve kanë si objektiv të përcaktojnë programin për takimin e nivelit të lartë të tetëshes muajin ardhshëm në rezidencën presidenciale në Camp David pranë Uashingtonit.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton mbajti takime dypalëshe sot edhe me Ministrin e Jashtëm francez Alain Juppe dhe atë rus, Segei Lavrov.
Zonja Clinton thotë se vendet e grupit të tetëshes janë thellësisht të shqetësuara nga përmasat e dhunës dhe numri i viktimave në Sirim, si edhe problemet që i dërguari i posaçëm Kofi Annan po has në përpjekjet për të arritur një armëpushim.
Brenda grupit të tetëshes, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania i kanë bërë thirrje Presidentit sirian Bashar al-Assad që të japë dorëheqjen si pjesë e një tranzicioni demokratik për ti dhënë fund dhunës politike.
Russia ka përkrahur zotin Assad në luftën e tij kundër opozitës dhe vazhdon ti shesë armë Sirisë.