Vazhdon raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi
Prishtinë, 5 shkurt - Me ndërmjetesimin e Bashkimit Evropian sot në Bruksel vazhdon raundi i ri i dialogut teknik ndërmjet ekipeve teknike të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Në rend dite do të jetë aranzhmani teknik lidhur me shefat e zyrave ndërlidhëse ndërmjet dy vendeve, dhe paralelisht me këtë do të hapen edhe temat e ardhshme në dialog, telekomunikacioni dhe energjetika.
Kështu ka deklaruar shefi i ekipit teknik serb për negociata, Dejan Paviçeviq.