12 Janar 2025

Vazhdon raundi i katër i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes

Prishtinë, 19 qershor - Në Bruksel po vazhdon edhe sot dialogu në raundin e katërt të bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Dje në agjendën e bisedimeve ishin këto çështje: drejtësi, siguri dhe çështja e zgjedhjeve lokale, ndërsa sot  agjendës i shtohet telekomi dhe energjia.

Bisedimet e ditës së djeshme kanë zgjatur gjatë tërë ditës ndërsa dialogu ka pasur disa zhvillime  pozitive.

Fillimisht në fushën e sigurisë pala serbe ka dorëzuar listën e stacioneve të policisë se ku janë të vendosura policia ilegale. Pas mbylljes së lokacionit në Leposaviç  u premtua se do të vazhdohet me mbylljet e tjera.

Listën e ofruar nga pala serbe, pala kosovare bashkë me institucionet përgjegjëse, e ka analizuar dhe ka ofruar të dhëna shtesë të cilat nuk janë përfshirë në listë, për të cilat institucionet kanë pasur informacion se ekzistojnë. Pala serbe ka mirëpritur këtë informacion dhe ka premtuar se do të merret me këtë çështje.

Gjithashtu vlen të theksohet se pala serbe  ka dalë me vendimin që të ndalë pagat për strukturat e policisë, ndërsa më tej do të vazhdohet nga pala kosovare procesi i integrimit të individëve që duan të jenë pjesë e ligjeve dhe institucioneve të sigurisë së shtetit të Kosovës.

Në fushën e drejtësisë, kanë vazhduar diskutimet për shuarjen e gjykatave paralele. Sipas zëvendëskryeministres Edita Tahiri,  delegacioni kosovar ka kërkuar nga Qeverisa e Serbisë të merr vendim për një plan dinamik që do të qoj në shuarjen e gjykatave paralele.

Temë tjetër e rëndësishme në tavolinë ishte edhe përfshirja e rolit lehtësues të  OSBE-së që do të ketë në Kosovë për zgjedhjet lokale.

Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se OSBE-ja  do të ketë një rol mbi parimet e përvojës se kaluar që kemi pasur me OSBE-në dhe se mbi këtë rol, kjo organizatë mund të kontribuoj tek regjistri civil ndërsa KQZ-ja do të këtë mandatin të bëjë regjistrimin dhe certifikimit e partive politike që duan të regjistrohen për zgjedhjet lokale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)