Vazhdon moti i keq në Evropën Lindore
Kiev, 6 shkurt - Mot i keq vazhdon të mbajë të mbërthyera disa vende të Evropës Lindore duke bllokuar rrugët tokësore dhe ajrore dhe ka shkaktuar vështirësi në furnizimin me gaz natyror.
Njoftohet se Ukraina është goditur më rëndë nga temperaturat e ulëta që arrijnë deri në minus 32 gradë celsius dhe që kanë shkaktuar vdekjen e 122 vetëve, shumë prej tyre qytetarë të pastrehë të kryeqytetit të vendit, Kiev.
Kryeqyteti i Italisë, Romë, është paralizuar nga dëbora më e madhe në dekada. Autoritetet janë detyruar të mbyllin disa vende turistike, duke përfshirë Koloseun dhe Forumin Romak.
Reshjet e dëborës dhe temperatuar tepër të ulta kanë përfshirë edhe rajonin e Ballkanit, ku shumë njerëz janë bllokuar në shtëpitë ose automjetet e tyre dhe gjatë vetë njoftohet se kanë humbur jetën.
Qeveria e Bosnje-Hercegovinës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dje. Në zonat bregdetare të Kroacisë, ku bora bie rallë, njësitë e ushtrisë u mobilizuan për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nga dëbora.