10 Janar 2025

Vazhdon gjykimi i Mlladiqit

Hagë, 9 korrik - Gjykimi për krime lufte i ish-liderit ushtarak të serbëve në Bosnjë, Ratko Mlladiq, pritet të vazhdojë gjatë ditës.

Mlladiq akuzohet për gjenocid për shkak të rolit që ka pasur në rrethimin e Sarajevës dhe për orkestrimin e vrasjes së 8 mijë burrave e djemëve boshnjakë në Srebrenicë më 1995.

Prokurorët e Tribunalit të Hagës pritet ta ftojnë në foltorën e dëshmisë, dëshmitarin e parë, Elvedin Pasiq.

Ky i fundit pritet të rrëfejë para gjykatës se si i ka shpëtuar ekzekutimit të 150 njerëzve nga ushtarët serbë të Bosnjës më 1992.

Dëshmia e Pasiqit pritet të pasohet nga ajo e këshilltarit të Kombeve të Bashkuara, Dejvid Harlend, i cili do të përqëndrohet në rrethimin e Sarajevës prej 1993 deri më 1995.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)