25 Dhjetor 2024

Vazhdon gara për Tiranën, Basha kryeson me 611 vota

Tiranë, 13 maj - Vazhdon numërimi në KZAZ-në 49, në njësinë bashkiake numër 5 në kryeqytet ndërsa sipas rezultateve paraprake deri më tani kryeson me 611 vota kandidati i mazhorancës Lulzim Basha.

Ndërsa që janë numëruar 3 kutitë e para për ditën e sotme në njësinë bashkiake numër 5 kandidati i PS-së Edi Rama ka marrë 296 vota ndërsa kandidati i mazhorancës Lulzim Basha ka marrë 291 vota.

Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetarët e “Ora News”, kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha ka marrë 121437 vota ndërsa kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama ka marrë 120 826 vota.

Ndërkohë vijon normalisht numërimi i votave në njësinë 5 ku do të përcaktohet edhe fituesi i garës për bashkinë e Tiranës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)