12 Janar 2025

Vazhdon fluksi i migrantëve në Evropë

Budapest, 21 shtator - Me mijëra migrantë kanë hyrë gjatë vikendit nga Hungaria, për në Austri.

Autoritete e Austrisë thonë se ky numër pritet të jetë më i lartë sot dhe ditët në vijimi, raporton BBC.

Ministrat e jashtëm të vendeve të Evropës lindore, janë duke zhvilluar takime intensive rreth çështjes së migrantëve.

Ndërkohë që nesër, më 22 shtator, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, do të bëjnë thirrje për një samit të jashtëzakonshëm, i cili pritet të mbahet një ditë më vonë.

Kriza e migrantëve ka shkaktuar përçaje të thellë mes vendeve të eurozonës.

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka thënë se “askush nuk mund të përjashtohet” nga përgjegjësia për të pranuar migrantë.

Përderisa presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka thënë se BE, duhet t’u ndihmojë më shumë migrantëve sirianë, “për një jetë më të mirë afër shtëpive të tyre.”

Ndërkohë që në takimin e sotëm, ministrat e Hungarisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Çekisë, pritet ta rikonfirmojnë qëndrimin e tyre, për të kundërshtuar thirrjen e Gjermanisë, për të pranuar më shumë migrantë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)