26 Dhjetor 2024

Vazhdon dita e dytë e takimit të presidentëve të rajonit

Ohër, 12 korrik - Sot po vazhdon në Ohër dita e dytë e takimit rajonal të presidentëve të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga udhëtoi dje pasdite për në Ohër të Maqedonisë.

Ajo po merrë pjesë në Samitin Ohri 2011, në të cilin, pos mikpritësit, Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, marrin pjesë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, si dhe Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Ky është samiti i tretë i katër presidentëve, pas atij të mbajtur në Vlorë më 2009 dhe atij të mbajtur në Prizren më 2010.

Në ditën e dytë të këtij takimi “Samiti i Ohrit 2011”, presidentët Gjorgje Ivanov, Bamir Topi, Atifete Jahjaga dhe Filip Vujanoviç pritet të dalin me nisma për projekte të përbashkëta rajonale, sidomos në sferën e infrastrukturës dhe lidhjeve energjetike.

Ky është takimi i tretë i presidentëve në këtë përbërje shtetesh, pas atyre në Vlorë në vitin 2009 dhe në Prizren në vitin 2010.

Presidenti Ivanov do të propozojë një listë të mundësive për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe do të apelojë për tu përcaktuar prioritetet ku do të fokusohet bashkëpunimi. Ivanov gjithashtu do të kërkojë që presidentët dhe kryeministrat e vendeve të rajonit të takohen më shpesh dhe jo vetëm një herë gjatë vitit.

Organizatorët e takimit kanë organizuar shëtitje me anije me presidentët në Liqenin e Ohrit, pjesëmarrje në hapjen solemne të edicionit të 51 të Festivalit “Vera e Ohrit 2011” si dhe një drekë pune.
 
Qyteti i Ohrit, për shkak të këtij takimi rajonal, është nën masat të rrepta sigurie dhe lëvizjet e automjeteve janë të kufizuara në disa drejtime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)