23 Dhjetor 2024

Vazhdojnë zjarret në Rusi, 50 të vdekur

Moskë , 5 gusht - Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme njofton se numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve të rëna në Rusi arriti në 50.

"Pesëdhjetë persona kanë vdekur deri tani", bën të ditur Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme me anë të një komunikate ku konfirmon dhe se sipas parashikimeve temperaturat e larta do të vazhdojnë.
   
''Një trup i djegur u gjet në Njizhnji Novgorod, 500 kilometra në lindje të Moskës dhe një tjetër në Voronej, 500 kilometra në juglindje të kryeqytetit'', shtoi ministria.

Lufta me zjarrin dhe aksionet e shpëtimit vazhdojnë ende, ku mijëra trupa ushtarake janë angazhuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)