13 Janar 2025

Vazhdojnë trazirat në Ukrainë

Kiev, 2 shkurt - Pasi Amerika dhe shtetet evropiane deklaruan mbështetjen e tyre ndaj opozitarëve në Ukrainë, Kievi, kryeqyteti i këtij vendi, përsëri është shndërruar në arenë të protestave anti-qeveritare.

Qytetarët e Kievit kanë marrë pjesë në një tubim protestues në sheshin Pavarësia dhe duke hedhur slogane anti-qeveritare, kanë kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë trazirave të fundit.

Mbështetja e Amerikës dhe shteteve evropiane e deklaruar ndaj opozitarëve ukrainas në samitin e sigurisë në Munih të Gjermanisë, është bërë shkak për inkurajimin e opozitarëve të Ukrainës për të vazhduar protestat e tyre anti-qeveritare.

Kjo është në kohën kur Vitali Kilçko, lider i partisë opozitare “Odar” të Ukrainës, gjatë zhvillimit të samitit të sigurisë në Munih dhe gjatë takimin me Ban Ki Mun, sekretar i përgjithshëm i OKB-s, kërkoi ndërhyrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

Vlen të theksohet se protestat anti-qeveritare që janë zhvilluar javëve të fundit në Ukrainë kanë ushtruar ndikim të madh mbi marrëdhëniet Rusi-BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)