13 Janar 2025

Vazhdojnë protestat në Bosnje

Sarajevë, 13 shkurt - Protestat në Bosnjë e Hercegovinë kanë hyrë në ditën e 8 të tyre. Me anë të këtyre protestave boshnjakët kërkojn dorëheqjen e qeverisë dhe krerëve të pushteteve lokale në BH.

Protestat kanë tronditur prej disa ditësh Bosnjën edhe pse numri i pjesëmarrësve në manifestime është reduktuar disi.

Demonstratat më të mëdha kundër varfërisë dhe korrupsionit u mbajtën në qendrat kryesore urbane të Bosnjës, në kryeqytetin Sarajevë, në Tuzlla, Mostar e Bihaç.

Disa mijëra persona u grumbulluan përpara zyrës së kryeministrit në Sarajevë, për të kërkuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë, e cila nga ana e saj mori masa parandaluese me largimin e punonjësve dhe nëpunësve.

Më parë gjatë javës, protestuesit i vunë zjarrin presidencës dhe disa institucioneve të tjera, gjatë manifestimeve të dhunshme që përjetoi vendi.

Pritet që manifestuesit të rikthehen përsëri në rrugët e qyteteve kryesore të BH edhe në ditët në vazhdim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)