Vazhdojnë protestat kundër Wall Street-it
New York, 21 djetor - Hendeku në rritje i të ardhurave mes të pasurve dhe të varfërve është një nga arsyet që aktivistët e lëvizjes Zapto Wall Street-in filluan protestat në New York, mbarë Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera në 2011-ën.
Aktivistët në qindra qytete protestuan për pabarazinë ekonomike dhe papunësinë.
Ata thonë se bankat në vështirësi ndihmohen nga taksapaguesit, ndërsa njerëzit e thjeshtë me probleme financiare përballen me falimentimin.
Lëvizja Zaptimi fajëson krizën financiare të bankave dhe Wall Street-in, dhe thonë se më të pasurit, një përqind e popullsisë marrin shumë para dhe shfrytëzojnë pjesën tjetër, duke blerë force politike për të bllokuar taksat mbi të pasurit dhe pakësuar shërbimet sociale për të varfërit.
Lëvizja Zaptimi kërkon një shoqëri më të barabartë përmes më shumë taksave për të pasurit dhe më shumë rregulla të biznesit.
Por Peter Wallison në Institutin American Enterprise thotë se taksat e ulta dhe rregulloret e pakta të biznesit do ta ndihmonin ekonominë. Ai thotë se rritja e firmave teknologjike si Apple tregon se qeveria duhet të lerë të lirë sipërmarrës si Steve Jobs.
Wallison thotë se pabarazia e të ardhurave është më pak e rëndësishme sesa mundësia për tu bërë i pasur, forca që nxit sipërmarrësit të ndërmarrin rreziqe dhe të krijojnë produkte. Ai thotë:
\"Shumë nga këta njërëz rriten në kushte shumë të vështira. Steve Jobs ishte një shembull shumë i mirë i kësaj dhe u bë një nga më të pasurit për shkak të mundësive që të krijon kjo shoqëri.\"
Por John Cavanagh i Institutit për Studimet e Politikave thotë se rritja e papunësisë ngre dyshime rreth mundësisë për tu bërë i pasur në këtë shoqëri.
\"Mendoj se arsyeja përse lëvizja ka prekur këtë kord kaq të dëgjueshme dhe është bërë kaq popullore është se ata janë shembulli i gjallë se kjo histori nuk është më e vërtetë.\" - thotë ai
Zyra e buxhetit në Kongres thotë se një përqindëshi më i pasur në Shtetet e Bashkuara pati një shtim prej 275 përqind të të ardhurave gjatë tre dekadave të fundit, ndërsa më të varfërit, një e pesta e popullësië, përfituan një rritje prej vetëm 18 përqind.
Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik thotë se një e dhjeta e më të pasurve në shoqërinë amerikane kanë të ardhura 14 herë më shumë sa një e dhjeta e më të varfërve.
Sekretari i përgjithshëm I OSBE-së, Angel Gurria, thotë se pabarazia është problem:
\"Indet sociale kanë filluar të shpërbëhen në shumë vende. Pasiguria dhe shqetësimet e rënies sociale dhe përjashtimeve kanë prekur klasën e mesme në shumë shoqëri. Njerëzit e ndjejnë se po mbajnë mbi supe krizën për të cilën nuk kanë asnjë përgjegjësi, ndërsa ata me të ardhura më të larta duken se nuk janë prekur.
Protestuesit thonë se do të vazhdojnë përsa kohë që problemet ekonomike si papunësia që nxitën demonstratat, vazhdojnë të jenë të pazgjidhura.