12 Janar 2025

Vazhdojnë protestat kundër qeverisë në Egjipt

Kajro, 5 tetor - Në përleshjet e fundit të ditës së djeshme mes protestuesve dhe policisë egjiptiane, të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë si dhe 40 të tjerë janë plagosur.

Sipas qendrës për informim të IRIB, polica egjiptiane gjatë këtyre përleshjeve me protestuesit, ka përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës dhe ka mbyllur disa rrugë të cilat çojnë në qendër të Kajros.

Mijëra mbështetës të lëvizjes Vëllezërit Myslimanë, u mblodhën dje nëpër rrugët e periferisë së Kajros, duke injoruar forcat e sigurisë dhe duke u nisur drejt ish-kampit të protestuesve.

Aleanca Kombëtare kundër grusht shtetit ushtarak ka shpallur mbështetjen për ligjshmërinë e mbajtjes së protestave masive të premten në disa qytete egjiptiane.

Deklarata e anëtarëve të Aleancës se protestat do të mbahen të dielën më 6 Tetor, në përvjetorin e luftës arabo-izraelite, ku do të mbahen nën sloganin \"Kajro, kryeqyteti i revolucionit\". Mësohet se sheshi Tahrir i Kajros vazhdon akoma të jetë i mbyllur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)