Vazhdojnë paslëkundjet pas tërmetit të fuqishëm në Durrës
Tirranë, 3 dhjetor - Mediat në Shqipëri bëjnë të ditur se sot rreth orës 00 e 25 është shënuar një tjetër paslëkundje tërmeti e cila ishte me mganitutë 4.4 të shkallës rihter.
Epiqendra ishte 26 km në veriperëndim të Tiranës dhe 11 km në veriperëndim të Vorës. Thellësi ishte 10 km.
E konfirmuar edhe nga sizmologët kjo paslëkunjdet janë normale dhe mund të zgjasin pak në kohë.
Nuk ka vend për panik, nga matjet tregohet se paslëkundjet po qetësohen- tha sot sizmologu Duni në Open.