Vazhdojnë grevat në Greqi
Athinë, 5 shkurt - Në Greqi kanë vazhduar grevat e përgjithshme dhe kësaj here ato janë dominuar nga greva e sektorit të medias.
Greqia është paralizuar tërësisht dje nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe.
Sindikatat greke kane zbritur në shesh për të protestuar kundër masave shtrënguese dhe reformës së ashpër ekonomike që ka marrë Qeveria, për t\'i shpëtuar falimentimit ekonomik.
Protestuesit akuzojnë qeverinë për pakësimin e te ardhurave te tyre me shume se 30% brenda dy vitesh, papunësinë e larte me mbi 23%, uljen e pensioneve, rritjen e kriminalitetit dhe pasigurinë për te ardhmen.
Në greve morën pjese punonjësit e sektorit mediatike dhe ato të shtypit.