12 Janar 2025

Vazhdojnë bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë

Bruksel, 18 qershor - Në Bruksel vazhdojnë edhe sot bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë, në lidhje me energjinë, telekominë, drejtësinë, sigurinë, çështjet e krijimit të asociacionit  si dhe bisedimet me OSBE-në për çështjet e zgjedhjeve lokale.

Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, e cila udhëheq delegacionin kosovar në dialogun teknik për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, tha se takimi ka përfunduar pa rezultate.

“Serbia është pajtuar që Kosova ta ketë kodin e saj telefonik. Por dallimet janë që Serbia kërkon që ajo të aplikon pranë ITU-së për kodin, dhe kjo është kundërshtuar nga ana jonë. Po ashtu kemi paraqitur opsionin që në qoftë se një shtet tjetër mund të aplikoj për një shtet tjetër, atëherë për ne këtë do ta bëjë Shqipëria”, tha ajo.

Sipas saj, pala kosovare është pajtuar që t’i jap “Telekom Srbija” licencën për telefoninë fikse.

Ministri serb i telekomunikimeve, Rasim Lajiq, ka paralajmëruar se sot do të dorëzohen propozimet e të dyja palëve për kodin telefonik të Kosovës.

Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën veshë as në fund të bisedimeve të djeshme, të mbajtura si rëndom në Bruksel, që të arrijnë një marrëveshje për çështje esenciale lidhur me telekomunikacionin në Kosovë, ka thënë ministri i Serbisë rasim lajiq, transmeton B92."Ka përparime në bisedime, por jo edhe marrëveshje”, ka thënë Lajiq, në fund të bisedimeve të sotshme Beograd – Prishtënë, të cilat zgjatën thuaja 6 orë.

Ministri serb ka thënë se pala kosovare po kondërshtonë propozimet kompromise lidhur me numrin hyrës ndërkombëtar  për Kosovëndhe për operatorët mobil serbë për asociacionin e komunave serbe.

“Kjo çështje, megjithatë, sipas të gjitha gjasëve, duhet të zgjidhet të enjten, në bisedimet në nivel kryeministrash”, ka thënë ministri serb Lajiq, duke përkujtuar se në këtë ditë do të takohen në Bruksel kryeministri serb, Ivica Daçiq dhe kryemnistri i Kosovës, Hashim Thaçi, me ndërmjetësimin e Baroneshes Catherine Ashton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)