12 Janar 2025

Vazhdojnë bisedimet për zbatimin e marrëveshjes

Bruksel, 7 maj - Ekipet negociuese të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të takohen sot në Bruksel, për të biseduar rreth zbatimit të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrdhënieve, të arritur muajin e kaluar ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

"Presim që ekipet paradite të vazhdojnë bisedat”, ka thënë gazetarëve Maja Kocijançia, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane Catherien Ashton.

Këto bisedime në Bruksel udhëhiqen nga drejtori për zgjerim i Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini.

Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në të cilin marrin pjesë edhe koordinatori për bisedime, Blerim Shala, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Ndërkaq delegacioni i Serbisë udhëhiqet nga këshilltari politik i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq.

Zëvendëskryeministri Kuçi, ka thënë së Qeveria e Kosovës kërkon që marrëveshja të implementohet sa më shpejtë, në mënyrën e paraparë në marrëveshje, për çka pala kosovare është e gatshme dhe pret një gatishmëri të tillë edhe nga pala serbe dhe faktorët ndërkombëtarë, si KFOR-i dhe EULEX-i", ka thënë.

Raundi i parë i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes ka përfunduar para dy javëve pa ndonjë pajtim mes palëve.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)