Vazhdojnë bisedimet për çështje teknike
Bruksel, 17 maj - Ekipet e Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë do të takohen sot në Bruksel, ndërsa shefi i delegacionit serb, Dejan Paviqeviq, pret që të dyja palët të ofrojnë qëndrimet më shumë, sesa në bisedimet e mëparshme, raportojnë mediat serbe.
Në këtë takim, sipas televizionit B92, do të diskutohen temat e telekomukiacionit dhe të energjetikës.
Paviqeviq ka thënë se këto tema kanë nisur më herët në kuadër të dialogut teknik, por asnjëherë nuk janë mbyllur dhe nuk është gjetur zgjidhje për to.
Prishtina dhe Beogradi kanë arritur deri më tash një sërë marrëvshjesh në kuadër të dialogut teknik në Bruskel, por zbatimi i tyre ka ngecur.
As marrëveshja për normalizim raportesh, e arritur mes dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, në muajin prill në Bruksel, nuk ka nisur ende të zbatohet.