12 Janar 2025

Vazhdojnë bisedimet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë

Bruksel, 5 shtator - Në Bruksel, vazhdojnë edhe sot bisedimet trepalëshe  me ndërmjetësimin e BE-së të Grupit Implementues të Marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) dhe Doganave të Kosovës në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Temë diskutimi janë çështja e ndërtimit të objekteve të përhershme të IBM-së në 6 pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Ky raund, pritet të zgjas deri më 7 shtator.

Në kuadër të delegacionit të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga Zëvendëskryeministrja Edita  Tahiri bëjnë pjesë edhe Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i Zëvendëskryeministres Tahiri, Fisnik Rexhepi, këshilltar politik i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe koordinator nacional per zbatimin e IBM-se, Bajram Rexha nga Doganat e Kosovës, Shaban Guda, Policia e Kosovës, Qemajl Marmullakaj, Zyra e Kryeministrit, Murat Meha, Agjencia Kadastrale e Kosovës, Valdet Gjinovci, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Bashkim Thaçi, Këshilltar Politik i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ahmet Zejnullahu nga Agjencioni i Pyjeve i Kosovës, Gazmir Raci, këshilltar Politik i Zëvendëskryeministres Tahiri, Arjeta Rexhaj, këshilltare politike e Zëvendëskryeministres Tahiri dhe Visar Xani këshilltar politik për media i Zëvendëskryeministres Tahiri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)