Vazhdojn edhe sot bisedimet Kosovë - Serbi
Bruksel, 14 qershor - Në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd për zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit ndërmejt Kosovës e Serbisë, grupet e punës edhe sot, për të katërtën ditë me radhë, do të vazhdojnë bisedimet.
Temat që do të trajtohen janë gjyqësia, policia, bashkësia e komunave serbe dhe zgjedhjet lokale në veri.
Në bisedimet e mbajtura dje nuk është arritur ndonjë përparim.
Bisedimet kanë filluar të martën dhe ato kanë nisur me trajtimin e çështjes së telekomunikacionit e rrymës. As në këtë fushë nuk është arritur marrëevshje.
Kjo është hera e parë që përfaqësues të Prishtinës e të Beogradit bisedojnë katër ditë radhazi rreth zbatimit të Marrëveshjes.