Vazhdojn bisedimet teknike Kosovë - Serbi
Bruksel, 6 qershor - Edhe sot vazhdojnë në Bruksel bisedimet teknike mes Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit të raporteve mes dy vendeve.
Zyra e Baroneshës Catherine Ashton nuk ka dhënë detaje se në çfarë formati do të vazhdoj dialogu, kurse sipas medieve beogradase, takimi i sotëm do të jetë në përbërje të plotë, për dallim që i fundit ishte vetëm në nivel ekspertësh.
Takimi i radhës në Bruksel, pritet të nxjerr në dritë edhe aspektet ligjore me të cilat do të mundësohet zbatimi i marrëveshjes parimore mbi 15 tema.