Vatikani pritet ta njohë së shpejti Kosovën

Prishtinë, 5 shtator - Selia e Shenjtë pritet që së shpejti të pranojë pavarësinë e Kosovës, ka thënë Juliusz Janosz, delegat apostolik i Vatikanit për Kosovë.
Janosz mbajti një meshë në qytetin e Prizrenit ndërsa ka theksuar se vetë prania e delegacionit të Vatikanit në Kosovë është dëshmi që Vatikani do ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Fakti që nuk jemi të varur nga Nunci i Beogradit, apo prej Nuncit të Shqipërisë, por kemi një delegat apostolik e ka një domethënie që duhet të lexohet në këtë kuptim, është shprehur Janosz.