Varfëria kërcënon gati 3 milion greke
Athinë, 4 janar - Varfëria kërcënon gati 3 milion greke. Kjo shifer rezulton nga publikimi i të dhenave të Institutit Kombetar te Statistikave në Greqi, sipas te cilave 870.000 familje me dy të rritur dhe dy fëmijë deri në moshen 14 vjeç, kanë të ardhura vetëm 15000 euro nëe vit.
Varfëria tek fëmijët tejkalon shifren prej 20%, ndersa rrezikohen me shumë gratë dhe personat e grupmoshes mbi 65 vjec.
Gjithashtu eshte rritur me 60000 ne lidhje me 2009, duke shkuar ne 550.000 numri i familjeve ku nuk punon askush.
Vete kryeministri i ri i Greqise Lukas Papadhimos qe ka kaluar disa ore diten e pare te vitit me te pastrehet dhe te papunet e Athines, ne nje prej qendrave ku bashkia e kryeqytetit dhe kisha greke ndihmojne me racione falas mijera te varfer ka bere thirrje per rritjen e perpjekjeve te shoqerise dhe shtetit per te ndihmuar kete armate te madhe personash ne nevoje.
"Do të doja të përgëzoj kryebashkiakun e Athinës, bashkëpunëtorët e tij, vullnetarët dhe të gjithë ata që kontribuojnë në këtë festë që është me rëndësi të madhe për të gjithë. Besoj se do të gjejme njerëz për të na mbeshtetur ne kete ceshtje, sepse eshte e domosdoshme qe kjo perpjekje të zgjerohet dhe te perforcohet", Lukas Papadhimos, kryeministri grek.
Sipas mediave greke te pakten 250.000 vete ushqehen cdo dite me racionet ushqimore qe pergatisin institucionet bamirese ne bashkepunim me kishen dhe organizatat sociale.
Raporti i Institutit ka perdorur te dhenat vetem per vitin 2010 dhe vleresohet se shifra sipas se ciles 20.1 % e popullise kercenohet nga varferia do te rritet ne menyre dramatike ne se do te merren parasysh statistikat per vitin 2011.