25 Dhjetor 2024

Vanackere: Kosova të bëjë ndryshime të brendshme

Prishtinë, 19 prill - Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Steven Vanackere, gjatë një takimi me presidenten Atifete Jahjaga, ka mbështetur dialogun e filluar mes Kosovës dhe Serbisë, si një hap i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

Ai ka thënë se Kosova duhet të bëjë ndryshime thelbësore të brendshme dhe të ketë një qasje institucionale ndaj migrimit të paligjshëm të qytetarëve të saj në vendet e BE-së, hapa këto që do të mundësonin edhe fillimin e procesit te dialogut mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.
 
Nga ana e saj, presidentja kërkoi vazhdimin e ndihmës së Belgjikës në procesin e shtimit të njohjeve ndërkombëtare, në veçanti nga pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë.

Jahjaga tha se hapja e procesit të dialogut për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës është e një rëndësie të posaçme për vendin dhe tha se Kosova nuk mund të mbetet vendi i vetëm i izoluar në rajon.
 
Ajo tha se marrëdhënia kontraktuale me BE-në do të mundësonte adresimin e sfidave aktuale dhe do të ndihmonte procesin e reformave në vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)