Van Rompuy viziton Kosovën
Prishtinë, 1 korrik - Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy sot do të arrijë në Prishtinë në një vizitë zyrtare ku do të pritet nga drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës.
Vizita e Van Rompuy është e para pas hapjes së bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës.
Dhënia e kësaj drite jeshile dhe hapat e tjera në reforma dhe forcimin e shtetit ligjor si dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara me Beogradin pritet të jenë në qendër të bisedimeve të Presidentit të KiE-së me zyrtarët e lartë kosovarë.
Kosova përfitoi nisjen e bisedimeve për MSA-në me Brukselin, ndërsa Serbia do të nisë zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit në janar të vitit të ardhshëm, dhe nga analistët kjo shihet si shpërblim për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve të nënshkruara në muajin prill.
Kuvendi i Kosovës ratifikoi këto marrëveshje mes protestave të Lëvizjes Vetëvendosje.