17 Maj 2024

Van Rompuy, presidetn i BE-së dhe Eurozonës

Bruksel, 25 tetor - Liderët evropianë, të mbledhur në samit në Bruksel, emëruan presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, për të kryesuar edhe mbledhjet e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të zonës euro.

Tashmë, është parashikuar që emërimi i presidentit të Këshillit Evropian, forumi i liderëve të BE-së, do të bëhet në të njëjtën kohë me atë të zonës euro, bën të ditur një deklaratë e miratuar gjatë samitit.

\"Në pritje të zgjedhjeve të ardhshme, presidenti aktual i BE-së, Van Rompuy, mandati i të cilit përfundon në maj 2012, do të kryesojë samitet e zonës euro\", thuhet më tej në deklaratë.

Këto samite, ku marrin pjesë 17 vende kanë një rëndësi gjithmonë e më të madhe brenda BE-së me 27 anëtarë me krizën e borxhit sovran dhe të Greqisë. Në të ardhmen ato parashikohet të jenë të vazhdueshme, duke u zhvilluar të paktën dy herë në vit.

Van Rompuy, ish-kryeministër i Belgjikës, 63 vjeç, kryeson që prej dhjetorit 2009 Këshillin evropian, në bazë të Traktatit të ri të Lisbonës.

Me këtë post të dyfishtë, ai do të ketë veçanërisht për detyrë të koordinojë në nivelin më të lartë punët e Bashkimit monetar, duke siguruar njëherazi lidhjen me vendet e BE-së që nuk përdorin monedhën e përbashkët.

Deklarata e publikuar sot shton se \"presidenti i euros do t\'i mbajë mjaft të informuara vendet jo anëtare të zonës euro për përgatitjen dhe rezultatet e samiteve të zonës euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)