Van Rompuy do të vizitojë Kosovën
Prishtinë, 28 qershor - Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, do ta vizitojë Prishtinën të hënën e ardhshme, më 1 korrik. Për këtë ka njoftuar zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Sipas agjendës, Van Rompuy do të takohet me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, dhe Presindenten e Kosovës Atifete Jahjaga.
Vizita e Van Rompuy në Kosovë, do të jetë njëditore.