10 Janar 2025

Vala e të nxehtit ka arritur kulmin në Evropë

Paris, 21 gusht - Niveli i dytë i rrezikut është shpallur në 33 departamente franceze, ku temperatura në ditët e fundjavës nuk ka rënë nën 38 gradë Celsius.

Kulmi i valës së të nxehtit është regjistruar në rajonin Rhône-Alpes në lindje të vendit, ku të dielën temperatura i kaloi 40 gradët.

Në jug-lindje të Gjermanisë ajri u ngroh gjithashtu deri në 39 gradë. Meteorologët italianë paralajmërojnë mbi fillimin, sipas parashikimeve të tyre, të javës më të nxehtë të vitit, ku në disa rajone temperatura mund t’i afrohet shkallës 40 gradë Celsius.

Shpëtuesit dhe shërbimet mjekësore janë vënë në gatishmëri të lartë. Në Evropë, në lidhje me këtë, kujtojnë vapën e vitit 2003, nga e cila vetëm në Francë gjetën vdekjen më shumë se 14 mijë njerëz

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)