Vaknin: Sheshelj ka shpifur rrëfimin për trafikimin e organeve
Shkup, 19 janar - Analisti izraelit dhe ish-këshilltari i Qeverisë së Maqedonisë, Sam Vaknik ka deklaruar se rrëfimi për trafikimin e organeve në Kosovë ishte një shpifje e ultra-nacionalistit serb, Vojislav Sheshelj.
Rrëfimi ishte shpifur në vitin 1999 nga Vojislav Sheshelj, nacionalisti serb, gjatë zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe në Serbi. Sheshelj gjatë kohës së asaj fushate kishte deklaruar se disponon me dëshmi për të burgosur serb, të cilët mbahen në llogore speciale, ku i janë hequr organet, ndërsa më vonë, sipas tij, një pjesë e madhe e tyre janë vrarë dhe trupat e tyre janë zhdukur. Sheshelj atëherë për këtë kishte akuzuar UÇK-në dhe liderin e saj politik Hashim Thaçi, deklaroi eksperti për çështjet e sigurisë në Ballkan, Sam Vaknin në emisionin e njohur televiziv Kod në Shkup.
Sipas tij, të burgosurit apo pengjet serbe që më pas u lanë të lirë pas luftës asnjëherë nuk kanë dëshmuar diçka të tillë, njofton INA.
Nga 4 mijë të burgosurit serb që janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre, asnjëri prej tyre nuk tha se i janë nxjerrë veshkët dhe asnjëri nuk tha se ka parë diçka të tillë. Ata nuk theksuan se kanë parë transplantim organesh apo tregti organesh. Kjo do të thotë se nuk ka pasur asgjë, dhe kjo nuk ishte përmendur më parë, thekson Vaknin, duke theksuar se e ashtuquajtura Shtëpia e Verdhë dhe trafikimi me organe nga UÇK-ja për herë të parë u dëgjua në nivel ndërkombëtarë nga ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Karla del Ponte dhe më pas nga Dick Marty.
Ajo që ndoshta njerëzit nuk e dijnë është se Dick Marty dhe Karla del Ponte janë shumë miq të afërt. Shumë është e besueshme se ai ka marrë rrëfimin e saj, deklaroi analisti Sam Vaknin. (