Vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kampione të Kosovës në basketboll
Gjilan, 20 mars - Në Komunën e Gjilanit janë mbajtur sot garat e nxënëseve të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës, me një pjesëmarrje nga të gjitha Komunat e Kosovës dhe dhe kampion të Kosovës janë shpallur vajzat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani.
Në hapje të garës të pranishmit i ka përshëndetur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka uruar të gjithë sportistët, mësimdhënësit e edukatës fizike dhe shkollat pjesëmarrëse duke theksuar se sporti po dëshmohet vazhdimisht se është përfaqësuesi më i mirë i vendit në rajon dhe në botë.
“Sot jemi të nderuar që pikërisht në Gjilan organizohen garat e basketbollit të femrave. Është shumë i rëndësishëm përkushtimi për sportin dhe veçanërisht mbështetjen e femrave-nxënëseve që ato këtë rrugëtim të mos e ndalin në asnjë moment. Të rinjtë janë fuqia e vendit dhe kjo shihet nga përgatitja shumë e madhe që sot tregohet në palestrën e sporteve”, ka thënë nënkryetari, Ismajli në fjalën e tij.
Garat janë organizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Sportit në kuadër të Sportit Shkollor dhe kanë marrë pjesë ekipet e shkollave nga qytete të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë fituar në garat në rajonet e tyre.
Fillimisht nxënëset e Gjilanit ishin fituese ndaj rajonit të Ferizajt, më pas edhe ato nga Rajoni i Pejës, gjegjësisht ekipin nga shkolla e Istogut dhe në finale vajzat gjilanase mundën ekipin nga Gjakova me rezultat 40:14.
Rezultatet:
Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” Ferizaj – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” Gjilan 9:21
Shkolla e Mesme e Lartë “Haxhi Zeka” Istog – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” Gjilan 16:30
Shkolla e Mesme e Lartë “Hajdar Dushi” Gjakovë – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” Gjilan 14:40
Ekipi i vajzave që është udhëhequr nga kryetrajneri Selami Haziri kishte këtë përbërje:
Anesa Korça
Anilë Selamani
Ëmbla Rashiti
Zyhrije Pireva
Olta Zymberi
Viola Syla
Valma Hoxha
Malona Leka.
Medaljet ekipit fitues ua ndau Afrim Selimi, kryetar i Sportit Shkollor në Gjilan, kurse kupën ua ndau basketbollisti i mirënjohur kosovar Fikret Shatri.