10 Janar 2025

Vajza e Millosheviçit: Shqipëria e Madhe po bëhet realitet

Beograd, 22 gusht - Vajza e ish lideri famëkeq të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, thotë se babai i saj nuk është përgjegjës për luftën dhe akuzon për këtë Tuxhmanin dhe Izetbegoviçin.

 

“Ai nuk kishte asgjë të përbashkët me ta”, thotë Marija duke shtuar se “babai im është vrarë nga Rendi i Ri Botëror” dhe se kjo ishte parashikuar që në vitin 2000.

Marija në një intervistë për serbe “Novi Standard”. Marija thotë për babain e saj se çdo punë që bënte, si student, banker, president, baba, i kryente ato me përsosmëri. Ajo cilëson “fatkeqësi” personalitetin e tij superior pasi kjo provokoi zili dhe urrejtje tek të tjerët. Marija lidhur me luftën me ish-republikat e Jugosllavisë, thotë se ajo u nxit nga vetë ato dhe jo Serbia.

“Kryetar i Presidiumit ishte Stjepan Mesiç, i cili si president i parlamentit kroat tha ne 5 dhjetor 1991: “Unë mendoj se e kam kryer detyrën, Jugosllavia nuk është më.”. Në të njëjtin vit, me 23 dhjetor, Gjermania njohu pavarësinë e Kroacisë dhe filloi një luftë civile.

Disa muaj më vonë, Tuxhman në Zagreb ka thënë: “Lufta do të ketë nëse nuk e duan Kroacinë. Ndërkohë që po zhvilloheshin negociata, formuan njësitë e e armatosura. “Dhjetor 1991. Alija Izetbegoviç, tha: “Bosnja dhe Hercegovina e pavarur, unë jam i gatshëm të sakrifikojë për paqe”. Në Bosnje erdhën luftëtarëve të shenjtë nga shumë vende islamike për të krijuar shtetin e parë islamik në Evropë”, shprehet vajza e Millosheviçit.

Marija nënvizon se lufta për shpërbërjen e Jugosllavisë nuk ka përfunduar ende, duke thënë se janë Sanxhaku (Kosova) dhe Vojvodina. “Pas marrëveshjes së Dejtonit, ka pasur një takim të vendeve të Evropës Juglindore në Kretë në vitin 1997. Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, tha publikisht se Kosova është një problem i brendshëm i Jugosllavisë. Pastaj babai nënshkroi një marrëveshje me Rugovën”, thotë ajo për “Novi Standard”.

Lidhur me Kosovën, Marija thotë se “SHBA po përpiqeshin të gjenin gjuhën e përbashkët në favor të interesave të tyre ndërsa Millosheviçi u përpoq për të gjetur gjuhën e përbashkët me ta në favor të interesave serbe”.

Në fund ajo flet edhe për Shqipërinë e Madhe, gjë e cila thotë ajo po bëhet e arritshme. “Një hartë e Shqipërisë së Madhe po bëhet më e arritshme për të gjithë sllavët e jugut të Ballkanit. Të gjithë duhet ta kuptojnë se rregullat nuk janë për një Serbi të Madhe por po bëhet Shqipëria e Madhe”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)