Ushtria ruse nuk mund ta ndalë aksionin e ‘Wagner’
Minsk, 30 qershor - Grupi “Wagner” ende është duke rekrutuar luftëtarë në Rusi, edhe pse organizoi kryengritjen kundër udhëheqësve të ushtrisë ruse, një prej ngjarjeve që lëkundi pushtetin e presidentit rus, Vladimir Putin.
Grupi i mercenarëve ka hapur disa qendra rekrutimi në Rusi dhe e ka cilësuar si biznes të zakonshëm.
Askush në Rusi nuk beson se grupi është shpërbërë edhe pasi lideri Yevgeny Prigozhin iku në drejtim të Bjellorusisë.
Wagneri ka pika kontakti për rekrutim në klubet e sportit, përfshirë atë të arteve marciale dhe boksit.
Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka futur nën kontroll grupin mercenar, mirëpo shumë të rekrutuar në ditët e fundit kanë pranuar se kontratat i kanë nënshkruar me “Wagnerin” dhe jo me Ministrinë ruse të Mbrojtjes.
Kërkesa që mercenarët të transferoheshin në Ministrinë e Mbrojtjes nxiti Prigozhinin që ta organizonte kryengritjen ndaj ushtrisë.