Ushtria ruse në 24 orët e fundit ka humbur 350 ushtarë
Kiev, 10 maj - Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar se ushtria ruse deri më tani ka humbur 26.000 ushtarë, 199 avionë, 158 helikopterë dhe 1.170 tanke.
Në një deklaratë lidhur me humbjet e ushtrisë ruse në periudhën 24 shkurt - 10 maj, Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se ushtria ruse e cila ka sulmuar Ukrainën ka humbur edhe 350 ushtarë të saj në 24 orët e fundit.
"Ushtria ruse ka humbur gjithsej 26.000 ushtarë si dhe janë rrëzuar 199 avionë dhe 158 helikopterë, ndërsa janë shkatërruar 1.170 tanke, 2.808 mjete të blinduara, 519 topa, 185 sisteme raketahedhëse dhe 87 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve", thuhet në deklaratë.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1.980 automjete, 12 anije dhe skafe të lehta shpejtësie dhe 380 mjete ajrore pa pilot (dronë). Po ashtu vihet në dukje se nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës janë goditur dhe shkatërruar edhe 94 raketa lundruese të lëshuara nga rusët.
Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars njoftoi se në Ukrainë kanë humbur jetën 1.351 ushtarë rusë.