Ushtria ruse kryen krime të rënda në Ukrainë
Kiev, 4 prill - Trupat ruse të akuzuara për masakrimin, torturimin dhe përdhunimin e qindra civilëve në periferi të kryeqytetit Kiev mund të kenë kryer mizori edhe më të këqija në fshatra dhe qytete më larg nga kryeqyteti, ka paralajmëruar një këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky.
Të paktën 410 kalimtarë të pafajshëm u masakruan në qytetet Bucha dhe Irpin në perëndim të Kievit, ka thënë Ukraina, me trupat që u zbuluan në rrugë, në koshat e mbeturinave dhe në bodrume. Po ashtu autoritetet ukrainase kanë zbuluar dhe varre masive, pasi rusët u tërhoqën nga qyteti duke lënë pas dëshmitë e krimeve makabër.
Gazetarët me bazë në Kiev që kanë vizituar rajonin që kur forcat ruse u tërhoqën thonë se janë zbuluar 'prova të qarta' të krimeve të luftës, duke përfshirë civilë të qëlluar me duar të lidhura pas shpine dhe trupa të tjerë që mbajnë shenja torture dhe përdhunimi.
Pamjet e publikuara nga ushtria ukrainase treguan atë që dukej të ishte një 'dhomë torture' në bodrumin e një ndërtese të përdorur si kazermë nga trupat ruse. Trupat e civilëve ishin rreshtuar pas murit, të gjunjëzuar, të vrarë me armë zjarri. Të paktën një prej tyre ishte qëlluar në gju përpara se të vritej, tha ushtria.
Dmytro Kuleba, ministri i Jashtëm i Ukrainës, tha se trupat ruse kishin nxitur një "masakër të qëllimshme" ndërsa shtojnë se ata janë "më keq se ISIS". Të mbijetuarit civilë thanë se disa trupa të mbetur në rrugë ishin goditur nga tanket ruse e poashtu isnin shtypur duke u kaluar tanku mbi trupa. Të tjerë raportuan se kishin parë ushtarë të qëllonin civilë të moshuar para syve të të afërmve të tyre.
Por Tymofiy Mylovanov, një këshilltar i Presidentit Zelensky dhe ish-ministrit të financave të Ukrainës, tha se mizori edhe më të këqija mund të jenë kryer në lindje të Kievit në periferi të Brovary dhe në fshatrat përgjatë autostradës për në Chernihiv - një qytet afër kufirit rus .
Mylovanov tha se rrëfimet e hershme të dëshmitarëve okularë dhe provat anekdotike sugjerojnë se fëmijët mund të jenë djegur të gjallë, gra të reja janë përdhunuar në masë dhe më pas janë ekzekutuar.
Njerëzit janë detyruar të hanë kafshët e tyre pasi janë vrarë qëllimisht nga uria nga trupat ruse. Të tjerë mund të jenë qëlluar për vdekje teksa mbollën të mbjella në fusha ose u vranë në kopshtet e tyre, tha ai.
Kuleba shtoi se situata në qytetin e rrethuar të Mariupolit ka të ngjarë të jetë më keq se Bucha dhe bëri thirrje për më shumë armë për të shtyrë ushtrinë ruse nga lindja e Ukrainës.