Ushtria ruse ka humbur 27.700 ushtarë në luftë
Kiev, 16 maj - Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar se ushtria ruse deri më tani ka humbur 27.700 ushtarë, 200 avionë, 165 helikopterë dhe 1.228 tanke.
Në një deklaratë lidhur me humbjet e ushtrisë ruse në periudhën 24 shkurt - 16 maj, Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se ushtria ruse ka humbur edhe 2.300 ushtarë të saj në 24 orët e fundit.
Në deklaratë thuhet se ushtria ruse ka humbur gjithsej 27.700 ushtarë si dhe janë rrëzuar 200 avionë dhe 165 helikopterë, ndërsa janë shkatërruar 1.228 tanke, 2.974 mjete të blinduara, 577 sisteme artilerie, 195 sisteme raketahedhëse dhe 89 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 2.101 automjete, 13 anije dhe skafe të lehta shpejtësie dhe 427 mjete ajrore pa pilot (dronë). Po ashtu vihet në dukje se nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës janë goditur dhe shkatërruar edhe 97 raketa lundruese të lëshuara nga rusët.
Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars njoftoi se në Ukrainë kanë humbur jetën 1.351 ushtarë rusë.